Dr. Rezar Rusi - Urolog

Dr.Rezar Rusi eshte nje nga urologet me me eksperience ne Shqiperi. Mbas diplomimit per mjekesi ne Universitetin e Tiranes, u specializua ne Spitalin Nr.2 si kirurg i pergjithshem, detyre qe e ushtroi per disa vite rrjesht. Me vone beri specializimin per urolog prane klinikes se urologjise te Spitalit Nr.2. Ka perfeksionuar metoda moderne diagnostikuese dhe intervenuese ne klinika urologjike ku me te rendesishmet jane ato ne Spitalin Universitar te Laipcigut ne 1994 per thyerjen e gureve me vale jashtetrupore (ESWL); nje vit, me 1996, per urologji endoskopike ne Spitalin Royal Victoria te Universitetit prestigjoz Mc. Gill te Montrealit mbas fitimit te nje burse 10000$ nga Shoqata Nderkombetare e Urologjise, S.I.U.; nje vit, me 2000, per uro onkologji dhe uroendoskopi ne Toronto General Hospital te Universitetit te Torontos; kurs praktik per biopsine transrektale te prostates ne Spitalin universitar Ege te Izmirit, etj.. Ka kryer nje game te gjere nderhyrjesh ne urologji dhe sidomos ne endourologji. Per here te pare ka futur ne Shqiperi ne 1994 metoden e thyerjes se gureve urinare pa operacion (ESWL) me rezultate shume te larta. Dr. Rezar Rusi ka mare titullin Doktor i Shkencave me 1995 me temen: "Krahasimi i rezultateve te trajtimit te Hipertrofise Beninje te Prostates me TUR ose Kirurgji e hapur. Eshte autor i shume artikujve shkencore sidhe pjesmares ne nje numur te madh aktivitetesh shkencore kombetare dhe nderkombetare me referime personale ose si bashkeautor. Ne vitin 2008 u krijua per here te pare ne Shqiperi Shoqata e Urologjise Shqiptare ku si bashkethemelues i saj u zgjodh Sekretar i shoqates, njekohesisht eshte anetar i shoqatave nderkombetare si EAU, SIU. Zoteron shume mire gjuhet e huaja si: Anglisht, Frengjisht, Italisht.